Policia arrestoi 81 persona në të gjithë Francën pasi protestat u shkaktuan si pasojë e brutalitetit të policisë dhe një ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë.
Arrestimi erdhi pasi rreth 133 mijë dolën në protesta në disa qytete, ku së paku 46 mijë njerëz ishin vetëm në Paris, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, e cila citoi ministrin e brendshëm.
Organizatorët më vonë thanë se gjysmë milioni njerëz u bashkuan me protestat në të gjithë vendin, me 200 mijë në Paris, raporton euronews.
Në Paris, ku shpërthyen trazira individuale, protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, duke i plagosur 62 policë, gjersa 81 protestues janë arrestuar.
Në Rennes, policia përdori gaz lotësjellës kundër protestuesve. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Strasburg, Marseille dhe Lyon. /Telegrafi/
Extraordinary scenes in Paris 28.11.20 The brink of #CivilWar
Which side of history are you on?
Please share around the world. pic.twitter.com/VOvm14KbQV— Anti Lockdown Alliance(GLOBAL) (@Demo2020cracy) November 29, 2020