Site icon Telegrafi

Kaos në Dublin pas sulmit të armatosur – protestuesit djegin autobusë, tramvaje dhe automjete

Pas një sulmi të armatosur që ndodhi sot në Dublin të Republikës së Irlandës, ku mbetën të plagosur pesë persona, tre prej të cilëve fëmijë, shpërthyen trazira. Demonstruesit kanë dalë në vendngjarje dhe janë përplasur me policinë.

Një vajzë pesëvjeçare dhe një grua rreth të 30-ave u plagosën rëndë dhe tre persona të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në qendër të qytetit të Dublinit.

Një tjetër vajzë gjashtë vjeçare dhe një djalë pesë vjeçar u goditën gjithashtu me thikë jashtë shkollës në Parnell Square East. Kjo e fundit është afër rrugës O’Connell, një nga rrugët më të ngarkuara të qytetit.

Një burrë rreth të 50-ave është një person me interes, tha policia irlandeze. Ai po trajtohet për lëndime të rënda. Policia tha se për momentin nuk është në kërkim të personave të tjerë dhe se po ndjek një pistë të saktë hetimi.

Kishte disa skena të dhunshme pranë vendit ku ndodhi sulmi pasi turmat e protestuesve u mblodhën në zonë. Punonjësit e policisë kanë përdorur mburoja dhe shkopinj, ndërsa janë dëmtuar disa automjete të policisë.

Lexo po ashtu Pesë persona, përfshirë tre fëmijë u goditën me thikë në një ‘incident të rëndë’ jashtë një shkolle në qendër të Dublinit

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar tha se burime shtesë policore ishin vendosur. Ai gjithashtu theksoi se ishte i “tronditur” nga incidenti dhe se “faktet e kësaj çështjeje ende po dalin në pah”.

Komisioneri i Gardës (Policia), Drew Harris tha se po zhvillohej një hetim i plotë dhe i gjerë. Ai shtoi se një “fraksion i çmendur, huligan” ishte përfshirë në dhunë serioze ndërsa policia u përpoq të siguronte skenën e krimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version