Telegrafi

Kaos në “Disco disco” me Elvanën

Sipas anëtarit të grupit, Lumit, kënga është vetëm e para në listën e gjatë të projekteve që ai dhe anëtari tjetër i grupit, Vigani, pritet të sjellin në vitin 2014.

“Jemi në pritje të publikimit të këngës më të re e cila është në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Kënga titullohet ‘Disco disco’, një këngë e bukur e cila shpresoj që do të mirëpritet edhe nga publiku”, ka thënë Lumi gjatë një prononcimi për Tribuna.

“Shumë shpejt do të nisim punën edhe në një këngë tjetër të re e cila do të jetë vetëm nga Kaos, jo në bashkëpunim. Jemi në procedurë të punës edhe për këtë këngë. E për të tjerat nuk po tregoj. Kryesore 2014-a do të jetë plot risi nga Kaos”, ka shtuar më tej reperi. /Tribuna/Telegrafi/