Telegrafi

Kaos në Chicago, anulohet tubimi i Trumpit (Foto/Video)

Kandidati kryesor republikan për President, Donald Trump e ka anuluar tubimin e tij në Chicago pas përleshjes ndërmjet mbështetësve të tij dhe protestuesve.

Një numër i madh i protesutesve kundër Trumpit kanë arritur të hyjnë brenda sallës ku duhej të mbahej tubimi, dhe janë përleshur fizikisht me ata që ishin brenda për Trumpin.

Forca të shumta policie kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi që protestues të shumtë kanë vazhduar të mbesin jashtë sallës.

Trump e ka anuluar tubimin duke thënë se kështu është më së miri për sigurinë e të gjithëve të përfshirë.

Kjo është hera e parë që anulohet një tubim parazgjedhor në SHBA, për arsye sigurie.

https://www.youtube.com/watch?v=7lMasjutvH4