Pasagjerët që po udhëtonin me anijen luksoze të kompanisë “Carnival Cruise Line” e kanë përshkruar si kaotike situatën e krijuar brenda anijes.
Vetëm disa ora pasi kishte filluar udhëtimi, anija gjigante ishte shtyrë disi në njërën anë, kurse gjithçka që kishte brenda filloi të bie në tokë, duke filluar nga karriget, tavolinat, gotat e pjatat, transmeton Telegrafi.
Anija prej 102 mijë tonëve që kishte nisur lundrimin nga Florida për në Karaibe ishte shkundur plotësisht, kurse njëri nga pasagjerët David Cruise ka deklaruar se mysafirët ishin kapluar nga paniku dhe të gjithë kishin filluar të qajnë dhe bërtasin.
This is the inside of the Carnival Sunshine cruise ship on Sunday evening. @CarnivalCruise says the ship listed (tilted or leaned) because of a technical issue just hours after leaving @PortCanaveral.
(H/t to David Crews for the pictures) pic.twitter.com/usSaQsZBzG
— Clay LePard (@ClayLePard) October 31, 2018
“Në fillim nuk i kushtova shumë vëmendje, pasi që më është dukur normale që anija të shkundet nga njëra anë në tjetrën gjatë lundrimit. Megjithatë, anija mbeti në njërën anë dhe pjatat e gjithçka që kishte brenda filloi të thyhet. Aty filloi kaosi, britmat, qarjet e paniku”, ka shtuar pasagjeri.
Megjithatë, kapiteni i anijes Lorenco Kalogero, u ka dërguar pasagjerëve një letër me të cilën u kërkon falje të gjithëve për shkak të incidentit, ku stabilizuesit kishin pësuar defekt duke bërë që e gjithë anija të shkundet.
Në shenjë kërkimfalje të gjithë pasagjerëve të frikësuar ai u ka ofruar kuponë në vlerë prej 50 dollarëve, me të cilët mund të blenë gjësende brenda anijes.
https://twitter.com/ClayLePardNews6/status/1057739930770833410
Ndërkaq, stabilizuesit janë pajisje mekanike të vendosur në fund të anijes, që ndihmojnë anijen të mos lëkundet gjatë lundrimit.
“Për asnjë moment nuk është cenuar siguria e pasagjerëve, kurse mekanikët tonë menjëherë e kanë sanuar prishjen”, ka shtuar kapiteni i anijes.
Por, edhe pse anija është detyruar të kthehet në portin Kanaverale, disa prej pasagjerëve kishin vendosur të zbresin dhe të vazhdojnë pushimin në Republikën Domenikane.
Kjo anije për herë të parë kishte lundruar nëpër det në vitin 1996 dhe konsiderohet si një nga anijet më të vjetra të flotës. Pesë vite më parë janë kryer riparimet e përgjithshme në të. /Telegrafi/