Telegrafi

Kaos e Ledri me bashkëpunim (Video)

Pas disa këngëve e bashkëpunimeve shumë të suksesshme me të tjerë këngëtarë, grupi Kaos e Ledri Vula do të sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur Vig Poppa për KTV-në, gjatë parakalimit në tepihun e kuq të ndarjes së shpërblimeve “Top Awards”.

Për bashkëpunimet e radhës bëri të ditur edhe Ledri, por që ky i fundit nuk deshi të përmendë emra konkretë.

Ky bashkëpunim, nga të dyja palët konsiderohet shumë i veçantë, duke aluduar në një sukses të madh po ashtu, raporton KTV.

Përveç këtij bashkëpunimi, njëjtë si Ledri Vula, ashtu edhe Kaos janë duke punuar shumë për krijimin e këngëve të reja. Ata premtojnë edhe shumë hite gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, grupi shumë i pëlqyer shqiptar, pos bashkëpunimit me Ledrin, shumë shpejt do të publikojnë edhe një projekt solo.

Kënga është tipike verore, shumë ritmike. Për më tepër Lumi dhe Vigani në këtë projekt i këndojnë aktorit të famshëm Jean Cloude Van Damme.

Kaos e Ledri Vula janë në mesin e artistëve kosovarë që vazhdimisht po sjellin projekte muzikore dhe të cilat po kanë një pritshmëri shumë të mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Ndryshe, në ceremoninë e parë të ndarjes së shpërblimeve “Top Awards” Vula rrëmbeu çmimin “My Music is hit of the Year” e po ashtu edhe atë “Collaboration of the Year”, për bashkëpunimin me Era Istrefin në këngën “Shumë pis”.

Ndërsa, grupi Kaos, pavarësisht që ishte nominuar, nuk ia doli të merrte asnjë çmim.