Telegrafi

Kaos dhe tentativë zjarrvënie në Kuvendin e Shqipërisë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në vendngjarje

LSA

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të Gardës, ku pati dhe një tentativë për zjarrvënie nga ana e deputetit Flamur Noka.

Në përfundim të seancës bëhet me dije se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët anë nisur mbledhjen e provave.

Ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë seancave të kaluara, deputetët e opozitës bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit.

LSA

Më pas nga kamerat u kap se deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.

Lexo po ashtu Përplasjen në Kuvend, Berisha: Do vazhdojmë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve.

LSA

Ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.

Gjithashtu në seancë pati dhe flakadanë që u ndezën, duke e bërë të pamundur zhvillimin e punimeve të Kuvendit. Seanca këtë të hënë zgjati vetëm 17 minuta. /Telegrafi/