Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të Gardës, ku pati dhe një tentativë për zjarrvënie nga ana e deputetit Flamur Noka.
Në përfundim të seancës bëhet me dije se në sallën e parlamentit kanë shkuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët anë nisur mbledhjen e provave.
Ashtu sikurse ka ndodhur dhe gjatë seancave të kaluara, deputetët e opozitës bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit.
Më pas nga kamerat u kap se deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve.
Ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.
Gjithashtu në seancë pati dhe flakadanë që u ndezën, duke e bërë të pamundur zhvillimin e punimeve të Kuvendit. Seanca këtë të hënë zgjati vetëm 17 minuta. /Telegrafi/