Site icon Telegrafi

Kantoni zviceran votoi për ndalimin e burkës

Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për “ndalimin e burkës” në vende publik.

Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë, transmeton KosovaPress.

Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters.

Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.

Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.

Exit mobile version