Appenzell Innerrhoden është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e alpinistëve “të zhveshur” për shkak të livadhe dhe maleve të tij të bukura, por turmat e shëtitësve lakuriq lëndojnë ndjenjat e banorëve lokal të cilët në qeverinë kantonale kanë votuar që alpinistët të bartin rroba të obligueshme.
"Është qesharake që Appenzell të bëhet me reputacion ndërkombëtar për një traditë aq të neveritshme", ka thënë Peter Schmid i cili në kuvend ka votuar kundër shëtitësve të zhveshur.
Kantoni Appenzell Innerrhoden edhe më herët gjatë këtij viti ka ndërmarrë hapa për të ndaluar, siç e kanë përshkruar gjykata dhe policia lokale, këtë “sjellje imorale”.