Site icon Telegrafi

Kanter: Nëse do të isha në Turqi, do të më kishin vrarë

Mar 22, 2017; Oklahoma City, OK, USA; Oklahoma City Thunder center Enes Kanter (11) looks to pass the ball against the Philadelphia 76ers during the third quarter at Chesapeake Energy Arena. Mandatory Credit: Mark D. Smith-USA TODAY Sports

Enes Kanter, basketbollisti i Oklahoma City Thunders, ka folur për herë të parë rreth urdhër-arrestit të lëshuar prej shtetit turk.

Basketbollisti turk që luan në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, Kanter po akuzohet se ka mbështetur puçin e vitit të kaluar në Turqi.

Ai ka thënë se do të burgosej dhe prapa grilave do të vdiste pasi shtetit turk do ta helmonte ndërsa do ta paraqiste si vdekje natyrale, transmeton Telegrafi.

“Mund të isha në burg nëse do të isha në Turqi dhe ditën tjetër do të mësonit edhe se do të kisha vdekur. Do të thonin se ai u helmua dhe vdiq, u helmua nga ushqimi. Ose vari veten prej depresionit”, ka thënë Kanter.

Ndryshe, imami Fetullah Gulen është shpallur terrorist pasi shteti turk e sheh si personin kryesor të organizimit të puçit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/

Exit mobile version