Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është zgjedhur si lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve.
Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21, pasi ka mposhtur në finale Manchester Cityn dhe festa ishte e madhe te klubi londinez.
Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.
Megjithatë, lojtari më i mirë i finales është zgjedhur mesfushori i pandalshëm francez, N’Golo Kante.
“Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është emëruar lojtari i ndeshjes për performancën e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2021”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve.
Në sezonin e fundit, lojtari i finales është zgjedhur Kingsley Coman (Bayern Munich, ndërsa më 2019 ishte zgjedhur Virgil van Dijk (Liverpool). /Telegrafi/