Telegrafi

Kante: Tuchel u përpoq të më nënshkruante për PSG-në

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante e ka pranuar se menaxheri Thomas Tuchel u përpoq ta nënshkruante atë për Paris Saint-Germain sa ishte trajner i francezëve.

Tuchel ishte trajner i klubit francez para shkarkimit në fillim të këtij sezoni dhe emërimit në Chelsea .

Tani të dy kanë pasur një shans për të punuar së bashku, por Kante mund të ketë qenë duke luajtur për Tuchel në Francë nëse gjërat do të zhvilloheshin ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth N'Golo Kante

Është vet mesfushori francez që ka zbuluar interesimin e trajnerit gjerman në të kaluarën për të.

“E dija që në të kaluarën kishte ca kontakte me Paris Saint-Germain kur ai ishte menaxher, por nuk ishte diçka që unë doja”, ka thënë fillimisht Kante.

“Kjo nuk ndodhi sepse unë isha i lumtur në Chelsea dhe qëndrova këtu”.

“Unë nuk kam folur me menaxherin për këtë”, përfundoi mesfushori francez i Bluve. /Telegrafi/