Mesfushori i Chelseat, Ngolo Kantém ka folur për faqen zyrtare të klubit në lidhje me trajnerin e ri, Thomas Tuchel.
Sipas mesfushorit francez, Tuchel e donte shumë tan kishte në skuadër e PSG-së, në kohën kur gjermani drejtonte.
“Tuchel po punon mirë, unë jam me trajnerin, ai ka një metodë të shkëlqyeshme pune”.
“A më donte ai në PSG? E dija që në të kaluarën kishte kontakte me Paris Saint Germain, kur Tuchel ishte trajner, por nuk doja të shkoja atje sepse isha i lumtur në Chelsea”, ka thënë Kante.
Mesfushori është shumë i lumtur me rolin që ka në skuadër, duke thënë se ndjehet mirë në këtë pozitë, ku ka luajtur edhe te Leicester dhe në ekipin kombëtar./Telegrafi/