Telegrafi

Kante refuzon sërish ofertën e Chelseat, po pret Barcelonën

N’Golo Kante ka refuzuar një tjetër ofertë të Chelseat për rinovimin e kontratës.

Mesfushori francez nuk ka pranuar ulje të pagës dhe përkundër që ndihet mirë në Londër duket se ka vendosur të largohet.

Reprezentuesi francez ka refuzuar propozimin e fundit të londinezëve për rinovimit e kontratës, ku Chelsea i ofroi kontratë dyvjeçare plus një sezon të tretë opsional, me një ulje të ndjeshme të pagës.

Qëllimi i Kantes është që të vazhdoj kontratën për tre vite, por pa u prekur paga e tij.

Gjithsesi Barcelona është duke monitoruar situatën e tij dhe së shpejti pritet të filloj bisedimet me agjentin e francezit.

Interesim për Kanten kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si Paris Saint Germain apo Juventus e Milan.

Kujtojmë që kontrata aktuale e Kantes me londinezët skadon në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/