Telegrafi

Kante: Nuk kam ambicie për të luajtur në ndonjë ligë tjetër, mund të pensionohem te Chelsea

N'Golo Kante (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

N’Golo Kante ka thënë se e sheh veten duke përfunduar karrierën e tij te Chelsea dhe se ai nuk ka ambicie për të luajtur në një ligë tjetër.

Ylli francez është lidhur shumë gjatë javëve të fundit me Real Madridin dhe Juventusin, por tifozët e Bluve pa dyshim se do të kënaqen kur dëgjojnë se 28-vjeçari po shijon kohën e tij në Ligën Premier.

Kante këtë vit është duke shijuar futbollin nën urdhrat e Frank Lampardit – megjithëse lëndimet dhe forma e bashkëlojtarëve të skuadrës e kanë kufizuar atë në vetëm gjashtë paraqitje në ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Juventusi i interesuar për Kanten

“Sigurisht, unë mund ta përfundoj karrierën time në Chelsea”, ka thënë fillimisht Kante në një intervistë për Telefoot.

“Sot jam me Chelsea deri në vitin 2023. Kështu që, në kokën time, shpresoj të vazhdoj të kem sezone të shkëlqyera me Chelsean deri në vitin 2023”.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

Kur u pyetën nëse mund ta shihte veten duke luajtur në një ligë tjetër, përgjigjja e Kante ishte e thjeshtë: “Jo, jo në të vërtetë”.

Francezi sigurisht që do të ketë kujtime të dashura nga Liga Premier kur t’i jap fund karrierës, pasi fitoi titullin me Leicester Cityn në sezonin 2015.16 dhe me Chelsean në sezonin pasues. /Telegrafi/