N’Golo Kante mund të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.
Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe e ardhmja e tij në Stamford Bridges ende nuk është e sigurt.
Ka qenë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që ka folur për të ardhmen e francezit, duke thënë se klubi po bën vlerësimet e duhura.
31-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2016 kur iu bashkua nga Leicester City për shumën e 35 milionë eurove.
“Duhet të marrim në konsideratë gjithçka. Nga një anë është potenciali i tij, influenca e tij dhe kualiteti që ka. Nga ana tjetër është mosha e tij, paga dhe dëmtimet që ka sigurisht”.
“Nga kjo pikënisje do të bëjmë një analizë dhe do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje, u shpreh Tuchel kur u pyet për rinovimin e kontratës me Kanten.
Reprezentuesi francez është një idhull i tifozëve londinezë, por klubi ka një rregull për lojtarët mbi 30 vjeç u ofron kontrata vetëm një vjeçare.
Gjithsesi për Kanten ka interesim nga klubet më të mëdha evropiane dhe nëse francezi mbetet i lirë, atëherë gara për të do të jetë e ashpër. /Telegrafi/