Ylli i Leicester Cityt, N’Golo Kante, raportohet se ka zgjedhur që t’i bashkohet Arsenalit gjatë verës.
Francezi, që sezonin e kaluar kaloi te Leicesteri nga Caen, ka pasur rol të rëndësishëm në udhëheqjen e “Dhelprave” drejt titullit të parë të Premeir Ligës.
Lojtari besohej se do t’i qëndrojë besnik Leicesteri, por tani Get France Football News citon burime duke thënë se Topçinjtë janë shumë pranë transferimit të 25-vjeçarit.
Thuhet se përfaqësuesit e lojtarit kanë informuar londinezët se Kante dëshiron kalimin te Arsenali sezonin e ardhshëm dhe tani trajneri Arsene Wenger duhet të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e tij.