Telegrafi

Kante hap llogarinë në Arabinë Saudite, shënon gol të jashtëzakonshëm nga distanca

N’Golo Kante ka hapur llogarinë për skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Ittihad, me një gol të bukur jashtë zonës së 16-të metërshit.

Mesfushori 32-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës së Nuno Espirito Santos në verë pas skadimit të kontratës së tij me ekipin anglez, Chelsea, nuk është saktësisht i njohur për aftësinë e tij për të shënuar gola.

Por, francezi me përvojë ka lulëzuar në fazën e sulmuese këtë sezon. Në fakt, Kante ka bërë dy asistime në shtatë ndeshje të Superligën Saudite, me të fundit që vjen në fitoren 2-1 ndaj Al Fateh.

Pasi mesfushori maroken Marwane Saadane i dha ekipit mysafir një epërsi të befasishme në minutën e gjysmë ore, Romarinho barazoi për Al Ittihad pas një asistimi të shkëlqyer nga Kante.

 

Më pas, pak para fundit të pjesës së parë, francezi shënoi golin më të mirë të karrierës së tij deri më sot – me një përfundim të rrallë jashtë zonës së rreptësisë.

Te goli, Kante rrëmbeu një top, kaloi një lojtar përpara se të shfaqte aftësinë e tij të fshehur për të shënuar një supergol. /Telegrafi/