N’Golo Kante është i gatshëm të vazhdojë kontratën me Chelsean.
Mesfushori francez ka refuzuan qasjet fillestare nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas asaj që raporton mediumi Le 10 Sport, tani ai ka njoftuar Chelsean se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Kante aktualisht është nën kontratë me londinezët deri në vitin 2021 dhe Chelsea synon të ofrojë rinovim deri në vitin 2023.
Mesfushori e ka bërë të qartë se është i lumtur me jetën dhe kohën e kaluar në Londër dhe dëshiron të vazhdojë me Chelsean.
Mediumi francez raporton se vetëm një ofertë nga Barcelona në të ardhmen do ta tundonte atë për tu larguar nga Blutë.
Ndryshe, Kante është njëri nga mesfushorët më të mirë në vitet e fundit, teksa nuk kanë munguar as trofetë e fituar me klube dhe Francën. /Telegrafi/