N’Golo Kante është votuar si Futbollisti më i mirë i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në Angli.
Mesfushori i Chelseat fitoi më së shumti vota duke dalë përpara bashkëlojtarit të tij, Eden Hazard dhe Dele Allit, i cili u rendit në vend të tretë.
Në muajin e kaluar, Kante fitoi edhe çmimin e Lojtarit më të mirë nga PFA dhe në këtë mënyrë, bëhet futbollisti i pestë në gjashtë sezonet e fundit që i kompleton të dy çmimet.
“Është një nder i madh që ta fitoj këtë titull. Me kaq lojtarë të shkëlqyer te ekipi i Chelseat dhe në Ligën Premier, zgjedhja ime si lojtari më i mirë nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit, paraqet një moment krenarie në karrierën time”, ka thënë futbollisti.
Më shumë se 65 për qind e votuesve kishin zgjedhur Kanten apo Hazardin, ndërsa më së shumti vota mori i pari. /Telegrafi/