Telegrafi

Kante: Duhet të harroj sezonin e kaluar

Menjëherë pas kalimit të tij nga Leicester City, N’Golo Kante, është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Chelsean.

Pas ndeshjes ndaj Swanseas, francezi ka thënë se duhet të harrojë suksesin e vitit të kaluar me ‘Dhelprat’.

“Duhet të harroj sezonin e kaluar me Leicesterin të fokusohem te Chelsea në këtë sezon”, ka thënë Kante.

Në katër ndeshjet e para Blutë kanë 10 pikë dhe renditën në vendin e dytë. /Telegrafi/