Mesfushori francez, N’Golo Kante, ka bërë të ditur se ka dashur t’i bashkohej Marseille nga Caen, para se të transferohej në Ligën Premier.
25-vjeçari nga Ligue 1 shkoi te Leicester City dhe pasi e fitoi Ligën Premier iu bashkua Chelseat, ndërsa sërish ka gjasa që të shpallet kampion i Anglisë.
“Ndër klubet që donin të më rekrutonin ishin Marseille dhe Leicesteri. Mendoja se duhej të kaloja edhe në një fazë në Francë”.
“Mbaj mend gjeneratën e (Mamadou) Niang, (Franck) Ribery dhe (Samir) Nasri dhe ishte një skuadër që më ka pëlqyer, sidomos në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kante për Canal +.
Ndryshe, Chelsea është 10 pikë para vendit të dytë në Ligën Premier dhe është në rrugë për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/