Kantautori i njohur Elgit Doda ka pak kohë që ka publikuar këngën e tij më të fundit “Ajër”, me të cilën konkurron në “Kënga Magjike 2016”.
Ai po përgaditet që shumë shpejt të paraqitet në fazën gjysmëfinale në dhjetor, gjersa njëkohësisht është producenti i shumë këngëve të tjera në këtë festival.
Elgiti është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat nuk heziton që të publikojë herë pas here fotografi nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, e cila ka ngirtur një pikëpyetje lidhur me ‘predikimin’ e tij fetar.
Në foto, kantautori shfaqet duke numëruar “Tesbih”, rruazat e njohura që aplikohen nga predikuesit e fesë myslimane.
Kjo fotografi ka ngirtur dyshimet te fansat nëse kantautori është predikues i rregullt i fesë? /Telegrafi/