Site icon Telegrafi

Kantautori shqiptar ndjen keqardhje për Festivalin e RTSH-së (Foto)

Edicioni i 55-të i Festivalit të këngës në RTSH ka bërë bujë të madhe, duke zgjuar kureshtjen për fituesin e këtij viti.

Dihet tashmë që ky kompeticion dërgon fituesin në Festivalin e madh evropian.

Megjithatë si çdo vit tjetër, edhe këtë herë festivali është përcjellur nga shumë peripeci të cilat kanë të bëjnë kryesisht me prezantimin e festivalit, dhe përzgjedhjen e fituesve.

Zhveshja e Ledina Çelos mund të thuhet lirisht se ishte një nga temat kryesoren sa i përket vëmendjes së këtij kompeticioni në media.

Lexo po ashtu Kjo ishte paraqitja e Ledina Çelos në festivalin e RTSH-së me fustanin transparent (Foto)

Sidoqoftë  pa u komentuar nuk mbet as cilësia e festivalit, dhe përzgjedhja e këngëve.

Kompozitori i njohur Elgit Doda, i cili ishte një nga më të suksesshmit në Kënga Magjike, ka shprehur keqardhjen e tij me një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram.

Lexo po ashtu Kosovarët nuk u lejuan të votojnë mbrëmë në Festivalin e RTSH-së

Ai ka shkruar “keqardhje” në mbishkrimin e fotografisë, gjë që ka lënë të kuptohet që sipas nuhatjes së tij në muzikë, ky festival ka rënë shumë poshtë, dhe nuk është më aq cilësor. /Telegrafi/

Elgit Doda ndjen keqardhje për Festivalin e 55-të të RTSH-së. Foto nga Instagram Story.
Exit mobile version