Telegrafi

Kanoute heq dorë nga kombëtarja

Kanoute, i cili ka shënuar 23 gola në 38 ndeshje me kombëtaren e tij, ka konfirmuar vendimin pasi Mali mposhti Malawin me rezultat 3-1, fitore e cila megjithatë nuk arriti ta kualifikojë këtë kombëtare në fazën e mëtejme të Kupës Afrikane të Kombeve.

“Kështu është jeta. Më vjen keq që nuk arrita të ndihmoj ekipin tim të shkojë më tej në Kupën e Kombeve, që tash shënon pensionimin tim”, ka thënë Kanoute.

32-vjeçari shënoi dy herë në barazimin 4-4 ndaj Angolas në ndeshjen e parë të garës, ndërsa tashmë është rikthyer në Spanjë me klubin e tij./Telegrafi./