Telegrafi

Kanoute dëshiron ta mbyllë karrierën në Sevilla

Ish-sulmuesi i West Ham United dhe Tottenham është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Ligën Premier, por ai thotë se ndjehet mirë në Sevilla dhe se dëshiron ta mbyllë karrierën atje.

“Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur në Sevilla. Është një qytet të cilin e dua dhe ndoshta do ta përfundoj karrierën këtu”, ka thënë Kanoute.