Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar.
Në njoftim të Policisë thuhet se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një revole e tipit CZ me 3 copë fishekë të kalibrit 7.65mm.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.