Telegrafi

Kanosin mjekët në Gjakovë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë deklaruar se janë kanosur nga disa persona të tjerë (shtetas të Shqipërisë), në lidhje me pacientin (shtetas i Shqipërisë), i cili ishte nën ndikim të alkoolit dhe e kishin sjellë për tretman mjekësor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:11, në Gjakovë pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave dhe stafit mjekësor.

“Ka ndodhë një mosmarrëveshje në mes të disa personave dhe stafit mjekësor, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dy viktimat meshkuj kosovar të cilët kanë deklaruar se janë kanosur nga të dyshuarit meshkuj shtetas të Shqipërisë lidhur me pacientin po ashtu shtetas i Shqipërisë cili ishte nën ndikim të alkoolit dhe e kishin sjellë për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/