Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Viti, pasi që e njëjta kishte kanosur gjyqtarin dy ditë më parë.
” Më 06.02.2019 është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, pasi që e njëjta me datën e cekur gjatë një seance gjyqësore ka prishur rendin dhe qetësinë duke kanosur verbalisht gjyqtarin”, thuhet në raportin e policisë.
E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/