Mbrëmë me 10.07.2021, stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj një armë automatike AK47 dhe një karikator si dhe pesë fishekë të kalibrit 7.62mm.
Policia njofton se kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës.
Ndaj të dyshuarit me iniciale A.G, 32-vjeçar, është iniciuar rasti për kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Policia thotë se në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to./Telegrafi/