Site icon Telegrafi

Kanosi me armë një person për t’i marrë tre mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Shuma”.

Shtetasi N. S, banues në Prrenjas, dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri një person, për t’i marrë një shumë prej 3 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe dy aparate celulare.

“Ndaj të riut, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit””, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version