Një incident i kanosjes është raportuar në Pozharan të Vitisë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga një tjetër mashkull kosovar.
Pas marrjes së njoftimit, njësitet e hetuesisë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 36 fishekë.
Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Telegrafi/