Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga një person.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në fshatin Lajthishtë, Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/