Telegrafi

Kanoset me armë lodër një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:50 në Fushë Kosovë, është kanosur një person me armë, nga i dyshuari mashkull kosovar.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin si dhe kanë konfiskuar armën e cila ka qenë armë lodër.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Telegrafi/