Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar.
“Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 35 fishek, dy thika, një shpatë dhe një këllëf i armës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/