Telegrafi

Kanos dhëndrin pas ndarjes nga vajza

Foto: Ilustrim

Në Komunën e Rahovecit një person ka kanosur dhëndrin pas ndarjes nga vajza e tij.

Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte kanosur dhëndrin e tij D.E., pas seancës gjyqësore të  shkurorëzimit me vajzën e tij S.E.

Pas seancës, ai kishte telefonuar dhëndrin, duke i thënë se “nga nesër më ke një gjak borxh”.

Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej një muaji. /Telegrafi/

Foto: Arkiv