Telegrafi

Kanita: X Factor më ka dhënë shumë

Vogëlushja nëntëvjeçare është në mesin e gjashtë konkurrentëve të mbetur dhe sipas sondazheve në internet është favorite. Por ajo thotë se edhe nëse nuk fiton, tashmë ndjehet fituese, pasi ka mësuar shumë nga kjo garë.

“Ne të gjithë jemi fitues të X FACTOR, përderisa kemi arritur deri në këtë fazë plot me emocione. Nuk dua të jap emra [kush mund ta fitojë], pasi të gjithë janë të talentuar”, ka thënë Kanita gjatë një interviste për “Koha Jonë”.

“Ky spektakël më ka dhënë shumë, shumë, shumëëëë. Deri dje askush nuk më njihte, ndërsa tani të gjithë më identifikojnë si Kanita e X FACTOR. Skena X FACTOR më ka mësuar shumë gjëra, më ka hequr emocionet, më ka dhënë siguri në vetvete dhe shumë zë”, ka shtuar vogëlushja. /Telegrafi/