Site icon Telegrafi

Kanguri me muskuj bëhet viral në rrjetet sociale

Fotografitë interesante të një kanguri që nxjerr në pah muskujt e tij mbresëlënës derisa bën banja dielli në Australi janë bërë virale në mediet sociale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fotografja Deborah Schutz kapi imazhin e kangurit derisa ajo bënte punë vullnetare në parkun Cleland Wildlife në qytetin e saj të lindjes, Adelaide.

Në imazhet e publikuara kanguri mund të shihet duke qëndruar në bar, derisa shpalos muskujt.

“Ai është një kangur i madh i kuq. Kur qëndron në këmbë, duket i jashtëzakonshëm. Muskujt e tij ishin të mëdhenj”, ka thënë Schutz derisa flet për të. /Telegrafi/

Exit mobile version