Site icon Telegrafi

Kanguri i eksituar sulmon kalimtarët

Autoritetet e qytetit Tennant Creek në veri të Australisë kohët e fundit kanë pranuar disa thirrje përplot pezëm nga gra të cilat gjatë shëtitjeve të mëngjesit janë sulmuar me agresivitet nga një kangur i eksituar.

“Nuk ka dyshim se çfarë dëshironte ai, ishte i harbuar. Ktheva kokën dhe pashë një kangur të madh pas vetes dhe shpejtova hapin”, tha një grua për një gazetë lokale. Kafshës së rrezikshme i shpëtoi kur hasi në disa kalimtarë tjerë të rastit.

Më vonë po atë ditë një grua tjetër, nënë e tre fëmijëve, u takua me ngacmuesin seksual kur kishte dalë para muzgut për të vrapuar, ndërsa një burrë kaloi shtegun trup për ta goditur me këmbë kangurin.

Policia i tha agjencisë së lajmeve Reuters se nuk do ta ndjekë kangurin e obsesionuar nëse nuk bën telashe më të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version