Telegrafi

Kanguri gjigant hyri në lumë nga frika prej një qeni të vogël (Foto)

Bill Bateman po shëtiste qenin në një pjesë malore në Perth të Australisë, kur takoi një kangur muskulor me përmasa të mëdha.

Derisa përpiqej ta fotografonte këtë kafshë, u befasua kur iku prej aty dhe hyri në ujë nga frika prej gjallesës shumë më të vogël, transmeton Telegrafi.

Qeni që frikësoi kangurin

“Ishte gjigant dhe dukej si i pamposhtur, nuk mund të besoja se si u frikësua prej një krijese kaq të butë”, ka shkruar Bateman lidhur me rastin.

Krijesa gjigante në ujë

Mirëpo, njohësit e kangurëve, kanë thënë se ata largohen prej qenve sepse janë të panjohur për ta dhe nuk dinë se si të sjellën. /Telegrafi/