Bill Bateman po shëtiste qenin në një pjesë malore në Perth të Australisë, kur takoi një kangur muskulor me përmasa të mëdha.
Derisa përpiqej ta fotografonte këtë kafshë, u befasua kur iku prej aty dhe hyri në ujë nga frika prej gjallesës shumë më të vogël, transmeton Telegrafi.
“Ishte gjigant dhe dukej si i pamposhtur, nuk mund të besoja se si u frikësua prej një krijese kaq të butë”, ka shkruar Bateman lidhur me rastin.
Mirëpo, njohësit e kangurëve, kanë thënë se ata largohen prej qenve sepse janë të panjohur për ta dhe nuk dinë se si të sjellën. /Telegrafi/