Telegrafi

Kanguri i arratisur në Kanada grushtoi njërin prej oficerëve në momentin e kapjes

Një kangur në Kanada i cili ishte në arrati nga e enjtja u kap në orët e para të së hënës.

Por në momentin kur oficerët u afruan ta kapnin, kanguri grushtoi njërin prej oficerëve, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, kanguri ishte arratisur derisa po transportohej nga një qendër e kafshëve të cilët kishin bërë një ndalesë të enjten.

Pasi policia e kishte pikasur në orët e para të së hënës, ata gjatë patrollimit me orë të tëra u afruan për ta kapur; në ato momente, kanguri grushtoi një oficer.

Autoritetet kishin qenë në kontakt me qendrën që menaxhonte kangurin.

Kanguri u dërgua në një kopsht zoologjik dhe është duke u trajtuar. /Telegrafi/