Rojet e kopshtit zoologjik në Chiang Mai të Tajlandës janë në kërkim të një kanguri që është arratisur nga objekti ndërsa kafazi i tij po pastrohej.
“Kanguri u hodh papritur drejt derës së kafazit”, tha drejtori i kopshtit zoologjik Wuthichai Muangman, përcjell Telegrafi.
“Stafi u përpoq ta ndalonte, por ai u hodh shpejt nga porta e kopshtit”, shtoi ai.
Siç raportohet, kafsha është parë duke kërcyer nëpër qytet.
Rojet e kopshtit po gjurmojnë pamjet e shpërndara në rrjete sociale dhe shpresojnë ta kapin atë përpara se ai të largohet në zona tjera. /Telegrafi/