Një mëngjes relaksues familjar u ndërpre nga dy kangurë të cilët ‘zhvilluan një dy-luftim’ në një rrugë periferike.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, dy kangurët po shkëmbenin grushte jashtë shtëpisë së pushimeve të një familjeje në Australinë e Jugut.
Në videon e mëposhtme dy kangurët mund të shihen duke goditur njëri-tjetrin jo vetëm me grushte po edhe me shqelma.
Kafshët mund të shihen duke pauzuar për disa çaste, para se njëri të godasë dhe të nis përsëri luftimin. /Telegrafi/