Ky është momenti kur një turmë kangurësh u përpoqën t’i shpëtonin ‘përmbytjes një herë në shekull’ në Australinë Perëndimore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet tregojnë më shumë se një duzinë kafshësh që grumbullohen së bashku në një ishull të vogël ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet.
Cikloni Ellie ka sjellë reshje të vazhdueshme, duke e ngritur lumin Fitzroy në nivelin më të lartë ndonjëherë.
Zyra e Meteorologjisë tha se lumi kishte arritur 15.74 metra në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shtuar se do të arrijë edhe më lart këtë pasdite. /Telegrafi/