Telegrafi

Kanella të mbron nga trombozat

Karakteristika e veçantë e kanellës është se ajo vepron mbi 5 organe ndjesore njerëzore. Pikërisht për këtë arsye ajo gëzon simpatinë e gurmanëve në të gjithë botën. Kanella ka aromë dhe shije të veçantë, ndaj e përdorin tani në shkallë të gjerë: në kafe, ëmbëlsira, në ushqimin e përditshëm, madje edhe si ilaç për të shëruar disa sëmundje.

Cipa e pemës së kanellës përmban disa elementë që e mbrojnë organizmin edhe nga sëmundje të tjera, por vendin e parë e mban gjithmonë aftësia e saj për të luftuar trombozat. Dihet se mpiksja e gjakut në enët e tij rrezikon zemrën dhe mund të shkaktojë insulte cerebrale. Aldegidet e kanellës parandalojnë, pra rritjen e tyre dhe kur ato kanë arritur të mpiksen, ajo i tret ato dhe siguron qarkullimin e rregullt të gjakut. Por ajo ndihmon edhe për zgjidhjen e një problemi të madh që shqetëson kryesisht gratë: Mbrojtjen nga zgjerimi i venave të gjakut dhe disa sëmundjeve të tjera të këmbëve.

Mjekët tani këshillojnë që kanella të përdoret (me masë) në ushqimin e përditshëm.

Kanella, sikurse çdo ilaç tjetër, ka edhe efekte anësore, të cilat, sigurisht, duhen njohur dhe duhen evituar. Ajo nuk duhet të përdoret në rastet kur njeriu vuan nga tensioni i lartë arterial, kur vuan nga epilepsia dhe ka ezauriment nervor. Po kështu, duhet ta evitojnë përdorimin e saj gratë shtatzëna, ato që kanë fëmijë në gji, të sëmurët nga veshkat dhe nga mëlçia. /Telegrafi/