Site icon Telegrafi

Kanella nuk është vetëm erëz: Kurthi i parë për milingonat dhe kërpudhat – kjo është mënyra si ta përdorni në kopsht

Bëni një sprej nga kanella për bimët

Kanellën të gjithë e përdorim si shtojcë gjellëve, e hedhim sipër sytliaçit dhe ëmbëlsirave për t’ia shtuar shijen. Mirëpo, ajo nuk është vetëm erëz – nëse nuk e keni ditur, mund ta përdorni edhe në kopsht.

Këtë erëz mund ta përdorni për rrënjosjen hardhisë dhe pengimin e kërpudhave që të vrasin fidanët e rinj, madje edhe për mbajtjen sa më larg të dëmtuesve nga kopshti dhe lulet tuaja, transmeton Telegrafi.

Kur ta mësoni njëherë se si ta përdorni, do të mendoni dy herë se a do të blini kimikate helmuese për nevoja të kopshtarisë.

Përfitimet bimore të kanellës janë të shumta dhe ju mund të përfundoni duke e kërkuar erëzën pothuajse çdo ditë.

Nëse keni një problem me milingonat në shtëpinë ose serën tuaj, kanella është një parandalues i mirë. Milingonave nuk u pëlqen të ecin aty ku kanë nuhatjen e pluhurit të kanellës, kështu që problemet e milingonave do të ulen.

Kanella si një agjent rrënjësor është po aq i dobishëm sa uji i shelgut ose pluhuri hormonal për rrënjët. Një aplikim i vetëm në kërcell kur ta mbillni do të stimulojë rritjen e rrënjëve në pothuajse çdo varietet bimor.

Në fillim, hidhni një lugë kanellë në një pecetë letre dhe rrokullisni skajet e lagura të kërcellit. Mbillni kërcejtë në dhe të freskët të vazove. Kanella do të inkurajojë kërcellin të prodhojë më shumë rrënjë, ndërsa ndihmon në parandalimin e kërpudhave që shkaktojnë sëmundje.

Eliminimi i sëmundjeve me bazë kërpudhore është një problem që prek fidanët e vegjël sapo fillojnë të rriten. Kanella do të ndihmojë në parandalimin e këtij problemi. Ajo gjithashtu funksionon edhe te bimët e vjetra.

Përfitoni nga kjo duke bërë një spërkatje të bimës me kanellë. Përzieni pak kanellë në ujë të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës. Kullojeni lëngun përmes një filtri kafeje dhe vendosni përbërjen në një shishe me spërkatje. Spërkatni kërcejtë, gjethet e bimëve të prekura dhe dheun e vazove të bimëve që kanë probleme mykotike. /Telegrafi/

Exit mobile version