Site icon Telegrafi

Kane zgjidhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve

Harry Kane është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Në mesjavë, apo më saktë të martën dhe mërkurën mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e katërta të grupeve në ligën elitare të klubeve evropiane.

Shumica e ndeshjeve janë fituar nga favoritët, por ka pasur edhe rezultate befasuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Edhe këtë javë ka pasur gjithashtu futbollistë që kanë shkëlqyer në aspektit individual.

I tillë është sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane, i cili është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Kane ishte më meritori në fitoren 2-1 të skuadrës angleze ndaj holandezëve të PSV-së, të cilët ishin duke udhëhequr 0-1 deri në minutën e 78-të.

Kane shënoi dy gola në fitoren ndaj PSV-së (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi anglez në këtë ndeshje arriti të shënojë dy gola dhe t’ia fitojë ndeshjen skuadrës së tij, duke i mbajtur gjithashtu në garë për një vend që i kalon grupet.

26-vjeçari në këtë garë mposhti me vota Milan Pavkov, Riyad Mahrez dhe Karim Benzema. /Telegrafi/

Exit mobile version