Telegrafi

Kanë vdekur tre persona, si pasojë e virusit të ketrit

Burrat që punonin si mbikëqyrës të parkut, kanë marrë ndezje të trurit dhe kanë vdekur tre muaj më vonë.

Mësohet se ata kanë qenë të gërvishtur nga ketrat, që ishin të infektuar me virus, transmeton Telegrafi.

Qendra Evropiane, për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka kërkuar që njerëzit të rinë larg nga ketrat dhe të mos i ushqejnë apo ledhatojnë.

Nuk dihet shkalla e rrezikshmërisë së virusit të ketrit, apo cilat janë simptomat e të prekurve nga kjo sëmundje. /Telegrafi/